Është folur shumë për këtë pilulë, kështu që është normale që ju të dëshironi të dini më shumë. Ka shumë mite dhe lajme të rreme se si funksionon dhe cilat mund të jenë efektet e saj.
Në këtë faqe do të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta në lidhje me kontracepsionin e zakonshëm, kontracepsionin e urgjencës, ciklin menstrual dhe shtatzëninë.
Natyrisht që mund të ndodhë. Edhe nëse keni një cikël të rregullt dhe e monitoroni në kohë, ovulacioni nuk është i parashikueshëm. Sperma mund të mbijetojë deri në 5 ditë brenda organeve gjenitale femërore, që do të thotë se ditët tuaja pjellore janë shumë më tepër sesa duken ose mund të mendoni. Sa herë që kryeni seks të pambrojtur ose të pambrojtur në mënyrë të përshtatshme, jeni në rrezik për një shtatzëni të padëshiruar. Mësoni më shumë për ditët tuaja pjellore.