Kur duhet të merret ellaOne®, pilula e urgjencës?

Kur duhet ta marr ellaOne?

Keni pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura? Keni harruar të merrni pilulën tuaj? Mos u trembni. Ju mund të merrni ellaOne®: një kontraceptiv urgjence që mund t’ju ndihmojë të parandaloni një shtatzëni të paplanifikuar.

Nëse keni pyetje në lidhje me ellaOne®, atëherë konsultohuni me seksionin e faqes kushtuar pyetjeve të shpeshta si: a është i përshtatshëm për mua? A mund të merret disa herë?

Kur është momenti i duhur për të marrë ellaOne?

Nëse keni pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtur, ose prezervativi është çarë, ose keni harruar të merrni pilulën dhe nuk dëshironi të mbeteni shtatzënë tani, mund të merrni pilulën kontraceptive të urgjencës ellaOne®. ellaOne duhet të merret sa më shpejt që të jetë e mundur pas marrëdhënies seksuale që rrezikon një shtatzëni të padëshiruar dhe mund të merret deri në 5 ditë (120 orë) pas marrëdhënies.

Mund të marr dy herë ellaOne në të njëjtin cikël
#1
Kjo do të ishte përgjigjja e saktë
e drejtë
#2
e gabuar
%
e drejtë
%
e gabuar

Si merret pilula e urgjencës ellaOne?

ellaOne® është një pilulë kontraceptive dhe mund të merret në çdo kohë të ditës. Nëse ndodh që të villni brenda 3 orëve nga marrja e ellaOne®, mund të merrni një tabletë shtesë. Në çdo rast është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj dhe të vendosni nëse është e përshtatshme të merrni një tjetër.

Në cilat raste është e kundër-indikuar?

Nuk duhet të përdorësh ellaOne nëse:

  • Ju jeni tashmë shtatzënë.

    ellaOne®, si shumë medikamente, nuk është i përshtatshëm për ato që janë shtatzëna ose që dyshojnë se mund të jenë shtatzënë. Pilula e mëngjesit pas vonon ovulacionin, duke shmangur kështu takimin e vezës dhe spermës dhe rrjedhimisht fekondimin: por ellaOne nuk është abortuese. Nëse dëshironi të abortoni, ellaOne® nuk është medikamenti i duhur për ju.

    Nëse mendoni se jeni shtatzënë, bëni fillimisht një test shtatzënie, lini një takim me mjekun tuaj ose në një klinikë për të vendosur se çfarë të bëni.

  • Nëse jeni alergjik ndaj acetatit ulipristal ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të ellaOne®.

    Në këtë rast nuk mund të merrni ellaOne®. Kontrolloni se cilët janë përbërësit në fletëudhëzuesin e barit dhe nëse nuk jeni të sigurt bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Bisedo me farmacistin ose mjekun nëse:

  • Ju tashmë jeni duke marrë medikamente dhe jeni të shqetësuar se mund të ketë ndërveprime.

    Në këtë rast, bisedoni me farmacistin, mjekun tuaj ose mjekun në klinikë dhe lexoni me kujdes fletëudhëzuesin e barit.

  • ellaOne® nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga sëmundje të rënda të mëlçisë.

  • Nëse keni astmë të rëndë dhe jeni duke u trajtuar me glukokortikoid, bisedoni me mjekun tuaj.

Informacione të nevojshme nëse keni marrë ellaOne®.

ellaOne® është një kontraceptiv urgjence dhe duhet të merret vetëm në raste urgjente: nuk duhet të përdoret si kontraceptiv i zakonshëm. Ai është efektiv vetëm në marrëdhëniet seksuale që shkaktuan marrjen e tij dhe jo në marrëdhëniet e mëvonshme.

ellaOne® mund të ndikojë në kontraceptivin tuaj të rregullt, si p.sh. pilula, patch ose unazë. Pra, nëse merrni pilulën e mëngjesit ë pas, mos harroni të përdorni një prezervativ deri në menstruacionet tuaja të ardhshme. Së fundi, mbani mend se kontracepsioni i urgjencës nuk është 100% efektiv. Efektiviteti i pilulës së mëngjesit pas varet nga koha kur vezoret tuaja lëshojnë vezën, dhe nga koha midis kryerjes së seksit të pambrojtur ose të mbrojtur në mënyrë të papërshtatshme dhe marrjes së pilulës së mëngjesit.

Marrja e ellaOne® mund të vonojë ose të sjellë përpara menstruacionet. Nëse vonesa i kalon 7 ditë, këshillohet të bëni një test shtatzënie.